Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve në disa rrugë lokale, me kërkesë zyrtare të Komunës dhe me miratim nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.), është lejuar hapja e përkohshme për qarkullim e rrugës Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon nëpër zonën e KEK-ut.
Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurimit të lëvizjes së qytetarëve, deri në tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet dhe normalizimin e situatës në rrugët alternative, thuhet në njoftimin për qytetarët nga kjo Komunë
Ky është njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve në disa rrugë lokale, me kërkesë zyrtare të Komunës dhe me miratim nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.), është lejuar hapja e përkohshme për qarkullim e rrugës Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon nëpër zonën e KEK-ut.
Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurimit të lëvizjes së qytetarëve, deri në tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet dhe normalizimin e situatës në rrugët alternative.
Rruga Vodicë – Dardhishtë do të jetë e hapur vetëm përkohësisht, deri në rikthimin e kushteve të rregullta të qarkullimit.
Komuna e Obiliqit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
Zyra për Informim, Obiliq.

