Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, është pyetur në lidhje me një kandidaturë të mundshme të Glauk Konjufcës për President.
Në një intervistë për A2 CNN, Haxhiu theksoi se Konjufca është propozuar për Ministër të Jashtëm dhe deri më tani s’ka ndryshuar diçka.
“Të gjitha çështjet do të fliten gjatë ditëve në vijim. Gjatë kësaj faze sigurisht që do të ketë emra të përveçëm që do të përfliten, grupe të ndryshme propozojnë emra, por nuk kemi vendosur që të jetë kandidat për President zoti Glauk Konjufca. Ai u propozua si ministër i Punëve të Jashtme dhe deri tani nuk ka ndërruar diçka, por me siguri nuk mund të flasim për askënd, derisa nuk ka takim ende”, tha ajo.

