Lumi Vjosa del nga shtrati, 6,8 metra mbi nivelin e detit

by informim peje

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i lumit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet në Shqipëri kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.

banner

Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa banorëve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy