Osmani dhe Gjini në terren pas vërshimeve, vizitojnë lagjen Dardania në Gjakovë

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot për vizitë në Gjakovë, pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin në tërësi, e komunën në veçanti.

Presidentja Osmani është takuar me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin, dhe ekipin e tij, të cilët po monitorojnë situatën në terren.

banner

Kryetari Gjini ka thënë se Gjakova, ashtu si shumë pjesë të tjera të Kosovës, ka përjetuar një gjendje të rënduar si pasojë e vërshimeve, veçanërisht gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa Gjini, së bashku me presidenten Osmani, kanë vizituar lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve, si dhe banesat sociale ku janë strehuar përkohësisht familjet e evakuuara.

“Prita në zyrën time Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të cilën e falënderova për vizitën dhe e njoftova në detaje për situatën në terren, reagimin e Shtabit Emergjent dhe hapat konkretë që po ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve dhe menaxhimin e kësaj gjendjeje emergjente. Së bashku vizituam lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve, si dhe banesat sociale ku janë strehuar përkohësisht familjet e evakuuara”, ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se ekipet komunale janë në terren, pranë qytetarëve, dhe të vendosura për të vepruar me përgjegjësi deri në tejkalimin e plotë të situatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy