Takimet Kosovë – Serbi në Solothurn, gazeta “NZZ” e saktëson shkrimin, Bislimi e Gjuriq pjesëmarrës në to, por s’u takuan direkt

by Nexhat

Gazeta zvicerane “NZZ” ka saktësuar raportimin e saj të djeshëm për takimet diskrete në Solothurn të Zvicrës, duke thënë se ndonëse Besnik Bislimi e Marko Gjuriq kanë qenë pjesëmarrës, ata s’janë takuar direkt mes vete.

Në paragrafin ku përmendet Bislimi e Gjuriq tashmë ata kanë shtuar fjalinë “Megjithatë, ata s’janë takuar kurrë mes vete”.

banner

Derisa në versionin origjinal dhe të pa ndryshuar të tekstit një fjali e tillë nuk figuron.

(Foto Screenshot i datës 6 janar 2026)

Shkrimin e edituar e ka shpërndarë edhe këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës kanë konfirmuar se shteti zviceran organizon prej vitesh këto takime në qytetin e Solothurnit.

Zviceranët thonë se këto takime janë diskrete, me qëllim që palët të flasin mes vete të pangarkuar nga vëmendja e publikut.

 “FDFA e konsideron të rëndësishme të ofrojë një hapësirë për dialog të qëndrueshëm mbi çështjet politike, duke u lejuar pjesëmarrësve të ndërtojnë marrëdhënie dhe besim pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut”, ka thënë të martën për Express zëdhënësja e MPJ-së zvicerane, Lea Zurcher.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy