Ulutaş pret Osmanin: KFOR-i mbetet i angazhuar për stabilitetin në Kosovë dhe rajon

by informim peje

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se Ulutas ka theksuar angazhimin e këtij misioni për të vazhduar kontributin në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Njoftimi:

banner

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjenerallejtënant Özkan Ulutaş, priti vizitën e Vjosa Osmanit në Kampin Film City, Prishtinë.

Gjenerallejtënant Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurimin e sigurisë në gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal.

Ai gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e KFOR-it për të përmirësuar koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy