Zefaj akuzon Qeverinë Kurti për mungesë strategjie dhe neglizhencë ndaj vërshimeve

by engel

Engelbert Zefaj, profesor universitar i shkencave ekonomike dhe ish-zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka shprehur reagim kritik ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të investimeve në parandalimin e përmbytjeve në Kosovë.

Duke komentuar gjendjen e krijuar nga vërshimet e fundit, Zefaj, duke u mbështetur në ekspertizat e ekspertëve të Bankës Botërore, thekson se Kosova duhet të ketë një vijë buxhetore të veçantë të dedikuar enkas për shmangien e këtyre rreziqeve. Ai rikujton rekomandimin që të ndahen së paku 2% të buxhetit apo në rastin e Kosovës, 60 milionë euro në vit, për rregullimin e kanaleve, lumenjve, urave dhe digave, të cilat i quan faktorë kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e vërshimeve.

banner

Sipas tij, për pesë vite të qeverisjes së Albin Kurtit është dashur të investohen rreth 300 milionë euro në këtë infrastrukturë specifike. “Qeveria Kurti nuk është marrë fare me këto rreziqe”, deklaron Zefaj, duke vlerësuar se institucionet kanë injoruar një problem që prek drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve dhe pronës së tyre.

Ai shkon edhe më tej në akuzat e tij, duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë ndarë afro 300 milionë euro për qëllime të tjera, por që, sipas tij, janë shpenzuar në supermarkete dhe kryesisht për blerje mallrash serbe. Zefaj pohon se paratë që duhej të shkonin për mbrojtjen nga përmbytjet “përfunduan duke blerë vota zgjedhore”.

Profesori universitar e quan këtë qasje keqpërdorim të fondeve publike dhe mungesë serioze të prioriteteve qeveritare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy