Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve: Situata është përmirësuar

by Nexhat

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka reaguar lidhur me gjendjen në vend pas vërshimeve të shumta si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, duke bërë të ditur se bazuar në të dhënat e fundit, situata në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, shkruan Gazeta Express.

Nga AME theksohet edhe se, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe se nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshimet të reja.

banner

 Në reagim po ashtu njoftohet edhe për gjendjen nëpër rajone, por edhe theksohet se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, ku disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut.

Nga AME është apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë.

Reagimi:

Situata e vërshimeve në Kosovë – përditësim zyrtar

📅 08 janar 2026 | Ora 07:15

📍 Niveli: Republika e Kosovës

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësive operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.

🔹 Gjendja sipas rajoneve

• Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet e menaxhueshme.

• Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.

• Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie.

• Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile.

• Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj.

• Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë të mobilizuar për ndihmë qytetarëve pa dallim.

• Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 me Qendren Operative të Agjencise është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.

⚠️ Vështirësi shtesë

Reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona. Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë.

⚙️ Ndërhyrje institucionale

Agjencia e Menaxhimit Emergjent përveç reagimit me forca operative në mbarë vendin, ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse me kapacitet të lartë për largimin e ujit nga objektet e prekura, të cilat janë ende në funksion sipas nevojës

🔴 Institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë për reagim dhe koordinim, ndërsa situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme 24/7 nga sistemi i komunikimit emergjent 112.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy