Qytetarja Hidajete Tafilaj nga fshati Shatric, Klinë, ka sjell pamje direkte në emisionin “Kosova Live” në T7 nga gjendja e rëndë e shtëpisë së saj ku jetojnë disa anëtarë, e ku e shihet se është e pabanueshme si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut që nga pardje.
Për shkak të dëmeve të mëdha, dhe oborrit të mbushur i gjithi me ujë familja Tafilaj është detyruar të strehohet te familjarët e tyre.
Sipas saj, Komuna është njoftuar për situatën, por deri më tani askush nga institucionet nuk i ka vizituar, e as nuk është ofruar ndonjë ndihmë.

