Deputeti shqiptar nga Berni ngre pyetje për pasuritë e familjes Osmani: Kërkon sqarim publik

by engel

Deputeti në kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka publikuar një postim ku ngre pyetje mbi blerjen e një vile luksoze nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe bashkëshorti i saj. Rashiti vë theksin te transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve, duke përmendur se Kosova nuk mund të mbështetet mbi “një sistem klasor të financuar nga taksapaguesit”.

Në postimin e tij, Rashiti kërkon sqarim të detajuar mbi çmimin e vilës në zonën Marigona Hill dhe burimet financiare të përdorura: “A është blerë vila me çmim të tregut? Nëse po, me cilat të ardhura, kredi apo burime? Nëse jo, pse u dha favor?” Ai thekson se qytetarët meritojnë informacion të plotë për deklarimet e pasurisë, kontratat, çmimin, kreditë dhe çdo lidhje interesi.

banner

Deputeti paralajmëron se mungesa e transparencës krijon dyshime për korrupsion, duke nënvizuar rëndësinë e llogaridhënies për funksionimin e shtetit dhe besimin e publikut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy