Hasani: Kurti s’ka dobi nga rizgjedhja e Osmanit presidente, ndërkombëtarët i kërkojnë vetëm autonominë serbe që e pranoi

by Nexhat

Enver Hasani thotë se në politikë “çdo gjë është e mundur”, por nuk sheh dobi dhe siguri për pushtetin e Albin Kurtit nga mundësia që Vjosa Osmani të qëndrojë në karrigen e presidentes së vendit edhe për një mandat pesëvjeçar.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha në një intervistë me shkrim për Gazetën Express se nuk beson se Kurti “rrezikon zgjedhje të reja” për shkak të Osmanit. Ai thotë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë “ka arritur kufijtë e votës së lirë” dhe se sado që të rritet numri i votave për të në të ardhmen, “asnjëherë nuk mund t’i ofrojë atij dhe askujt komoditetin e vendosjes vetëm për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës”.

banner

Për rezultatin e LVV-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Hasani thotë se vendimtarë ishin “shpenzimi i shumave enorme të parasë publike për të fituar zgjedhjet” dhe “mungesa e një rezistence aktive politike” nga ana e opozitës. Kështu, sipas tij, votimi u bë jo i lirë dhe jo i drejtë.

Brukseli dhe Washingtoni kanë vetëm një shqetësim për qeverisjen e Kurtit, thotë Hasani, dhe ai ka të bëjë sipas tij me “zbatimin e Aneksit të Ohrit, përkatësisht me vënien në jetë të autonomisë serbe, e cila është pranuar nga zoti Kurti në Ohër më 2023. Asgjë tjetër!”. Thotë se forcimi i “atuonomisë serbe” shihet si “e vetmja zgjidhje për mbrojtjen e komunitetit sreb kosovar nga pushteti qendror” dhe se veprimet e qeverisë së Kurtit e kanë përforcuar urgjencën e implementimit të Aneksit të Ohrit për ndërkombëtarët.

Gjykata Kushtetuese po shqyrton nëse Lista Serbe, si partia që ka fituar sërish shumicën e votave të serbëve, duhet të përfaqësohet në Kuvend me një nënkryetar, apo nëse në këtë pozitë mund të zgjidhet edhe Nenad Rashiq. Për Hasanin, është e qartë se sipas Kushtetutës, nënkryetari duhet të jetë “nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e garantuara të komunitetit serb”.

“Zoti Rashiq përfaqëson komunitetin serb, por nuk është shumica e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Ai mund të jetë një njeri i mirë e patriot kosovar, i urtë dhe kështu me radhë, por ato cilësi vlejnë kur dikush kërkon dikënd për ta bërë dhëndër, jo përfaqësues të një komuniteti kosovar. Përfaqësimi caktohet me votë dhe bazuar në Kushtetutë e ligj”.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare komentoi edhe arrestimin e Nicolas Maduros, presidentit të rrëzuar të Venezuelës. Tani, ai sheh “një rikthim kah e djathta dhe konservativizmi në krejt Amerikën Latine, për t’u shkëputur nga traditat e ekstremit të majtë, të importuara nga ish Bashkimi Sovjetik”.

Intervista e plotë

https://www.gazetaexpress.com/hasani-kurti-ska-dobi-nga-rizgjedhja-e-osmanit-presidente-nderkombetaret-i-kerkojne-vetem-autonomine-serbe-qe-e-pranoi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy