Hatmane Sada demanton Smajl Latifin: Po diskriminohen nënat e Rahovecit me mënyren e ndarjes së subvencioneve për lindjet

by engel

Hatmane Sada, aktiviste politike e LDK-së, ka ngritur zërin kundër mënyrës se si komuna e Rahovecit po trajton subvencionet për nënat. Në një postim ajo e ka cilësuar situatën si një formë manipulimi ndaj nënave dhe mediave.

Sipas Sadës, kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka promovuar me krenari rritjen e subvencioneve për nënat rahoveciane me 600 euro për çdo lindje, por, sipas saj, ky lajm është keqinterpretuar qëllimisht nga kryetari Latifi duke hutuar kështu edhe mediat të cilat e kanë shpërndarë lajmin. Aktivistja thekson se kjo “rritje” nuk është e barabartë për të gjitha nënat, por vlen vetëm për ato që lindin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe sipas saj, përfitues janë kryesisht gratë që burrat e tyre kanë lidhje me AAK-në.

banner

“Gjithë gratë që lindin në spitalet e tjera, edhe pse janë banore të Rahovecit, nuk përfitojnë nga subvencionet,” shkruan Sada, duke publikuar statistikat e fundit: nga 2,036 lindje gjatë katër viteve të fundit, vetëm 107 kanë ndodhur në QKMF, ndërsa 2,199 nëna që nuk e kanë realizuar lindjen e fëmijëve në këtë qendër nuk kanë marrë asnjë subvencion.

Sada propozon një zgjidhje të drejtë: subvencionim i të gjitha nënave nga komuna e Rahovecit, pa marrë parasysh vendin e lindjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy