Ishte refer i Premierligës, dënohet me 9 muaj burg për posedim të pamjeve pedopornografike

by Nexhat

Referi i dikurshëm i Premierligës, David Coote, është dënuar me 9 muaj burg për posedim të imazheve të pahijshme të një fëmije.

43 vjeçari është dënuar sot nga gjykata Nottingham Crown Court lidhur me një material seksual të paligjshëm që e përfshin një djalë 15-vjeçar.

banner

Videoja u gjet në një pajisje elektronike të tij (kompjuter) dhe ishte e klasifikuar si Kategori A — niveli më serioz i materialeve abuzive me fëmijë, njoftojnë mediat britanike,

Coote më parë punoi si gjyqtar në Premierligë, por u pushua nga puna në dhjetor të vitit 2024 pas një hetimi për komentet e tij ofenduese ndaj ish-trajnerit të Liverpoolit, Jürgen Klopp, të cilat kishin dalë në media.

Gjykata e dha një dënim prej 9 muajsh burgimi, por ai është i pezulluar për dy vite, që do të thotë se Coote nuk shkon menjëherë në burg nëse i respekton kushtet e vendosura nga gjykata.

Videoja u zbulua gjatë një hetimi policor pas sekuestrimit të pajisjeve të tij në vitin 2025, kur po hetohej gjithashtu për sjellje të tjera të dëmshme jashtë fushës së futbollit.

Ky rast e përbën një rënie drastike nga një karrierë e shquar e referimit, ndërsa gjykata e përshkroi si një “rënie spektakolare nga një pozicion me prestigj”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy