Mazreku dhe Berisha janë arrestuar nën dyshimet për përfitime të kundërligjshme në emër të sigurimeve

by engel

Ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i Financave në këtë institucion, Valon Berisha, janë arrestuar nën dyshimin se u kanë lëshuar qytetarëve shuma të mëdha parash në emër të sigurimeve, nga të cilat dyshohet se një pjesë është përvetësuar prej tyre.

Sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, qytetarëve u janë dhënë mijëra euro si kompensime sigurimi, ndërsa një pjesë e këtyre mjeteve dyshohet se u është kthyer Mazrekut dhe Berishës në formë të keshit.

banner

Arrestimet janë kryer në kuadër të një aksioni të gjerë që po zhvillohet nga Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aksioni është ende në vazhdim dhe deri më tani janë arrestuar disa persona të tjerë, të dyshuar për përfitime të kundërligjshme.

Operacioni po zhvillohet në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prizrenin, Prishtinën, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën dhe Gjakovën. Në terren janë angazhuar nëntë prokurorë, ndërsa sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, cak i këtij aksioni janë mbi 40 persona.

Nga Prokuroria bëhet e ditur se hetimet lidhen me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i besimit”, “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “Ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “Falsifikim i dokumentit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy