Mourinho i ndëshkon lojtarët pas humbjes

by Nexhat

Trajneri i Benfica, Jose Mourinho, ka marrë masa të rrepta pas humbjes 3-1 ndaj Bragës në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës së Portugalisë.

Pas kësaj disfate, Mourinho ka vendosur që lojtarët e tij të qëndrojnë dhe të flenë në qendrën stërvitore të klubit në Seixal.

banner

Braga e ka siguruar finalen pasi Benfica mbeti me dhjetë lojtarë gjatë ndeshjes, çka e ka rritur zhgënjimin e trajnerit portugez. Edhe pse Mourinho ka fituar katërmbëdhjetë nga njëzet e tri ndeshjet që nga rikthimi i tij te Benfica këtë sezon, kjo humbje e ka prekur.

“Lojtarët do të flenë në Seixal. Të enjten ka stërvitje dhe edhe ditën pas saj po ashtu”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes.

Ai ka shtuar se shpreson që lojtarët të mos flenë mirë, por të reflektojnë për paraqitjen e tyre, ashtu siç do të bëjë edhe vetë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy