Një i vdekur nga përmbytjet në Durrës, viktima e parë nga moti i keq

by Nexhat

Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Durrës. Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Një ditë më parë, kushëriri i tij kishte kallëzuar në polici mungesën e 54-vjecarit Astrit Hysenaj, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij. Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës. Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

banner

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy