Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

by Nexhat

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.

Komuna, përmes një njoftimi për media, thekson se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët.

banner

Aktualisht, bazuar në njoftim, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa,

Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.

“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati.

Komuna e Malishevës po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur mund të ketë ngrica në rrugë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy