Përfundon gjendja e situatës emergjente në Malishevë: Niveli i ujit ka rënë, gjendja aktuale është stabile

by informim peje

Në komunën e Malishevës, ka përfunduar gjendja e situatës emergjente. Kështu ka vendosur Shtabi Emergjent i kësaj komune, pas analizës së gjendjes aktuale.

Në njoftimin e bërë, theksohet se, megjithatë, shërbimet emergjente mbesin në gatishmëri të shtuar.

banner

Postimi:

Përfundon gjendja e situatës emergjente në Komunën e Malishevës

Shtabi Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit, të cilat u shoqëruan me vërshime dhe dëme të konsiderueshme, pas analizës së gjendjes aktuale ka vendosur që të hiqet gjendja e situatës emergjente në Komunën e Malishevës.

Megjithatë, shërbimet emergjente mbesin në gatishmëri të shtuar.

Ky vendim është marrë sot, pas mbledhjes së Shtabit Emergjent dhe vlerësimit të situatës në terren. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i ujërave ka rënë dhe gjendja aktuale është stabile.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me anëtarët e Shtabit Emergjent, ka theksuar se situata ka qenë emergjente dhe është përcjellë me dëme të mëdha, veçanërisht në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe prona private.

Po ashtu, Kryetari Kastrati ka bërë të ditur se tashmë është formuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët e dëmtuar që të parashtrojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve pranë Zyrës së Pritjes në Komunën e Malishevës.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, në emër të Shtabit Emergjent dhe në emrin e tij personal, ka falënderuar në mënyrë të veçantë të gjitha ekipet emergjente dhe institucionet e angazhuara për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy