Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, kërkon nga partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, që të bëjë marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas tij, për t’iu shmangur zgjedhjeve, do të duhej të propozohej një emër konsensual për president, i cili do të ishte mirë të propozohej nga partitë e opozitës.
“Pres që të kemi marrëveshje, të mos ketë kokëfortësi dhe imponim të një emri të veçantë nga partia fituese, e cila më pas do të presë nga partitë e tjera të votojnë, të abstenojnë apo të bëjnë kuorumin. Për t’iu shmangur të gjitha zvarritjeve që i kemi parë vitin e kaluar, partia fituese do të duhej të pranonte një emër konsensual. Do të ishte mirë që emrin e presidentit të ri ta propozonin partitë opozitare, në mënyrë që figura e presidentit, e cila përfaqëson shtetin dhe përbashkimin, të jetë figurë e pranueshme një figurë intelektuale.”, tha Prenkaj për RTV21.

