Ronaldo thyen çdo kufi, shënon për të 25-in vit radhazi

by Nexhat

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli portugez ka arritur shifrën e 958 golave në karrierë, duke vendosur edhe një rekord të ri historik.

Ronaldo është bërë futbollisti i parë që shënon gola në 25 vite kalendarike rresht, një dëshmi e qartë e jetëgjatësisë dhe nivelit të jashtëzakonshëm që ka ruajtur ndër vite,

banner

Me fanellën e Al Nassr, në Arabinë Saudite, 39-vjeçari numëron 114 gola dhe 22 asistime në 128 paraqitje. Goli i fundit, i 958-ti në karrierë, u realizua nga penalltia në minutën e 81-të të ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma.

Megjithatë, goli i Ronaldos nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Al Nassr, që u mposht në shtëpi me rezultat 2:1 nga Al Qadsiah, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të.

Pas kësaj jave, Al Nassr mban vendin e dytë në renditje me 31 pikë, katër më pak se lideri Al Hilal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy