Analisti politik Sali Rexhaj ka reaguar përmes një postimi publik, duke ngritur akuza të rënda në adresë të Mimoza Kusari-Lila, për të cilën thotë se shfaqet vazhdimisht në takime, bisedime dhe bashkëpunime të kryeministrit Albin Kurti me persona të afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Rexhajt, Mimoza ka pasur komunikime dhe afërsi me figura të njohura serbe, duke përmendur edhe udhëtime në Zvicër në shoqëri të vajzës së Jovan Rashkoviqit, të cilin e cilëson si “kryeçetnik të Kninit”. Ai shprehet kritik ndaj znj. Kusrai edhe për përdorimin e gjuhës dhe afrimitetin me kriminelin si Milan Radoiçiq dhe deputetin e Listes Serbe, Igor Simiq.
Në postimin e tij, Rexhaj vë në pikëpyetje seriozisht faktin se një person me këtë të kaluar dhe këto lidhje, sipas tij, mund të pajiset me certifikatë sigurie dhe të ketë qasje pranë institucioneve shtetërore, duke theksuar se “nuk do të duhej t’i afrohej as 1.000 metra institucioneve të shtetit”.
Ai gjithashtu përmend një episod nga lufta e fundit në Kosovë, duke deklaruar se Mimoza ka qenë ndër personat e fundit që janë larguar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999.

