The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

by Nexhat

Revista prestigjioze The Economist ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë dëshmi e një demokracie funksionale dhe të qëndrueshme.

Sipas artikullit, Kosova, e cila fitoi pavarësinë pas ndërhyrjes së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 1999, sot paraqitet si një shtet relativisht stabil dhe demokratik, ndonëse përballet ende me sfida ekonomike.

banner

“Kushdo që dyshon nëse ndërhyrjet ushtarake perëndimore kanë pasur ndonjëherë për qëllim të sinqertë ndërtimin e demokracisë, duhet t’i hedhë një vështrim Kosovës. Vendi ia detyron pavarësinë ndërhyrjes së NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 1999, e cila ndali një fushatë brutale të spastrimit etnik nga Serbia”, shkruan The Economist.

Sipas The Economist, fitorja bindëse e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në zgjedhjet e dhjetorit i jep atij një mandat të fuqishëm politik, veçanërisht për të ratifikuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe për të zhbllokuar rreth 880 milionë euro ndihma financiare të pezulluara nga BE-ja.

Artikulli thekson se fitorja e Kurtit përmirëson raportet me BE-në, por jo edhe me Serbinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy