Turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit, priten reduktime të furnizimit me ujë në Obiliq, Fushë Kosovë e lagje të Prishtinës

by Nexhat

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në Fushë Kosovë,  Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë

banner

KRU “Prishtina” njofton se zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Gjithashtu bëhet e ditur se ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, njofton KRU Prishtina

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy