Ulutas pret shefin e ri të UNMIK-ut – Flasin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

by informim peje

Komandanti i KFOR-it, Ozkan UIuas, ka pritur sot në takim shefin e ri të UNMIK-ut, Peter Due.

Siç bën të ditur KFOR, takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, ku edhe është theksuar bashkëpunimi mes KFOR-it dhe UNMIK-ut.

banner

“Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due, në Selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, në Prishtinë.

Takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy