Ambasadori Hargreaves: 2026 të jetë vit i rifokusimit të Kosovës drejt së ardhmes euro-atlantike

by engel

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Presidenten Vjosa Osmani, ku kanë shkëmbyer urime dhe pritshmëri për vitin 2026. Ai theksoi se gjatë takimit u shprehën shpresat që viti i ri ta gjejë Kosovën me një qasje të ripërtërirë dhe me vendosmëri më të madhe politike.

Sipas Hargreaves, ekziston pritja që Kosova të shfrytëzojë më mirë mundësitë politike për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të arritur përparim të prekshëm drejt së ardhmes së saj euro-atlantike. Në këtë kuadër, ai veçoi rëndësinë e hapave të mëtejshëm drejt integrimit, përfshirë edhe aspiratën për anëtarësim të ardhshëm në NATO.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy