AUV izolon 15 kilogramë djathë mozzarella

by informim peje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka izoluar 15 kilogramë djathë “Mozzarella Bufalo”, të prodhuar nga qumështi i bullicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës M1.

Ky produkt, bazuar në njoftimin e AUV-it, është prodhuar nga kompania Caseificio Coop “La Contadina” në Itali dhe importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe dhe së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.

banner

“Ky veprim ndërmerret me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore”.

“Edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po ballafaqohet me një mungesë të inspektorëve, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor. AUV-ja vazhdon të zbatojë masa parandaluese dhe kontrolluese për të garantuar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy