Situata nga vërshimet në Klinë ka filluar të qetësohet.
Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, në emisionin “Fol me Arin”, deklaroi se pavarësisht stabilizimit të gjendjes, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente, transmeton Klankosova.tv.
“Sot kanë filluar me ra nivelet e rrjedhjes së lumenjve, por që ende në një farë forme pasojat nga vërshimet janë evidente në disa zona më të ulëta në Klinë”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu i Klinës tha se ekipet e komunës po bëjnë të pamundurën që të sanojnë disa nga problemet e shkaktuara nga vërshimet.
“Ne po vazhdojmë të bëjmë intervenime të caktuara. Po përpiqemi që disa ura e rrugë që kanë pësuar dëme t’i sanojmë në mënyrë që të mos dëmtohen më shumë”, tha Elezaj.

