Fermerët në Francë zhvilluan protesta të shumta duke bllokuar rrugë me traktorë, pasi kundërshtonin marrëveshjen BE-Mercosur. Sipas tyre kjo marrëveshje nuk i mbështeste aspak të drejtat e fermerëve.
Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ka thënë se Franca do të votojë kundër marrëveshjes tregtare të Bashkimit Evropian me bllokun Mercosur. Ky qëndrim vjen një ditë para një votimi përfundimtar nga shtetet anëtare.
Macron, po ashtu tha se ky qëndrim bazohej në refuzimin unanim të marrëveshjes nga parlamenti francez pas më shumë se 25 vjet negociatash.

