Inter kërkon 35 milionë euro për Frattesin, interes nga Italia dhe Anglia

by informim peje

Ndërkohë që Inter kryeson Serie A dhe përgatitet për supersfidën e së dielës ndaj Napolit në San Siro, në ambientet e klubit fokusi kryesor mbetet merkato.

Përveç kërkimit të një sulmuesi krahu të djathtë dhe ofertës për Robinho Junior, po punohet edhe për largime, ku emri më i përfolur është Davide Frattesi.

banner

Mesfushori mungoi në transfertën e fundit ndaj Parmës dhe nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen kundër Napolit të Antonio Contes.

Klubi kërkon 35 milionë euro për Frattesin, ndërkohë që interesimi është i madh. Galatasaray kishte shfaqur më parë një ofertë, me një huazim prej 5 milionësh dhe opsion blerjeje 30 milionë, por negociatat u bllokuan mbi detajet e të drejtës/obligimit të blerjes. Trajneri Okan Buruk preferon një mesfushor më mbrojtës, si Ederson i Atalantës.

Së fundmi, në skenë ka hyrë edhe Nottingham Forest nga Anglia, me disa kontakte eksplorative të zhvilluara me Interin, por duket se Frattesi dëshiron të qëndrojë në Itali, edhe për të mos humbur mundësinë e thirrjes në Kombëtare për Kupën e Botës.

Spalletti i Juventusit do të donte ta shtonte në mesfushë, por Inter nuk dëshiron të forcojë rivalin historik dhe mund të pranojë largimin vetëm në formën e një huazimi me detyrim blerjeje.

Situata vazhdon të jetë në zhvillim e sipër dhe Frattesi pritet të presë lëvizjen e Juventusit, megjithatë nuk përjashtohet që Napoli apo Roma, të interesuara më parë, të tentojnë sërish.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy