Jashari dhe Gjenerallejtënant Stubbs diskutojnë forcimin e bashkëpunimit për modernizimin e FSK-së

by engel

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka zhvilluar një takim zyrtar me Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i cili u shoqërua nga Gjeneral Major Levon E. Cumpton dhe delegacioni përkatës.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, me theks të veçantë partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovas. Palët diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në ngritjen e kapaciteteve profesionale, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe rritjen e ndërveprueshmërisë së FSK-së me forcat partnere.

banner

Sipas njoftimit të publikuar nga FSK-ja, Gjenerallejtënant Jashari ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e SHBA-së, duke e cilësuar këtë partneritet si vendimtar për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, gjatë takimit u theksua se Programi i Partneritetit të Përbashkët (SPP) ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovas dhe FSK-së përbën një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit, me rezultate konkrete në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.

Në përmbyllje, të dy gjeneralët u dakorduan se thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave respektive, si dhe u nënvizua rëndësia e mbështetjes së SHBA-së në realizimin e synimit strategjik të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy