KLINË/ Dëmtohet ura në Gjurgjevik, Zenun Elezaj del në terren: Po ndërmerren të gjitha masat për riparimin e dëmeve

by Nexhat

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka dalë në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet që përfshinë vendin këto ditë.

Në fotografitë e publikuara nga ai shihet se është dëmtuar ura në Gjurgjevik dhe se aty janë vendosur shiritat.

banner

Elezaj tha se kompania e kontraktuar nga komuna ka nisur të bëjë riparimin e dëmeve.

“Sot në mëngjes, bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, Shefin e Kabinetit, Shemsi Bajraktari, vizituam zonat e përmbytura dhe inspektuam nga afër objektet me rëndësi të veçantë, si urat dhe rrugët e dëmtuara. Pamë gjendjen reale në terren dhe fillimin e punimeve për sanimin e dëmeve. Kompania e kontraktuar nga komuna është në terren dhe po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për riparimin e dëmeve në pronat publike”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy