KQZ e kryen punën e vet, PZAP i pret 48 orë partitë për ankesa, pas kësaj shpallen rezultatet përfundimtare

by Nexhat

Tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Kësisoj, edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare pritet të bëhet së shpejti, vendim i cili edhe i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit.

Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga ‘’ana teknike’’ është i gatshëm të shpallë rezultatet përfundimtare.

banner

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. Megjithatë, Elezi, për Gazetën Express, ka theksuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

‘‘Të premten, në ora 02:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës. Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Përfundimi i krejt këtij procesi vjen vetëm 12 ditë pas ditës së zgjedhjeve, përbën një kohë shumë të shpejtë dhe efikase të përmbylljes së procesit të numërimit. Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, nga ana teknike KQZ është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar’’, ka thënë Elezi.

Ndryshe, nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para me 51.11%, ose 486,994 Vota. Pas saj radhitët Partia Demokratike e Kosovës, me 20.19% ose 192,407 Vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.23% ose 126,102 Vota, dhe e katërta, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50% ose 52,370 Vota.

Nga ky rezultat, VV’ja merr 57 ulëse, PDK 22, LDK 15 dhe AAK merr 6.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy