Mario Mitaj mund t’i bashkohet Xhakës te Sunderlandi

by Nexhat

Mbrojtësi i majtë i Al-Ittihad, Mario Mitaj, pritet të largohet nga klubi saudit gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi raportohet nga burime pranë klubit, të cilat bëjnë të ditur se shqiptari nuk është më pjesë e planeve aktuale të skuadrës.

Sipas informacioneve, klubi i Premier League, Sunderland, ka shfaqur interes serioz për 22-vjeçarin dhe po e ndjek nga afër situatën e tij, duke e parë si një përforcim të mundshëm për repartin defensiv.

banner

Mitaj është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tretë radhazi nga trajneri Sérgio Conceição, çka ka shtuar zërat për një përçarje mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit.

Raportimet sugjerojnë se marrëdhëniet janë ftohur që nga vera, kur mbrojtësi shqiptar kishte kërkuar largimin nga Al-Ittihad.

Situata mbetet në zhvillim, por gjithçka tregon se janari do të sjellë një kapitull të ri në karrierën e Mario Mitajt, me rikthimin në futbollin europian që duket gjithnjë e më i afërt. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy