Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pasi kjo e fundit ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ka shfuqizuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sallahu ka shkruar se Kushtetuesja ka shkelur afatet ligjore.
Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të fillojë këtë vit, pavarësisht
Postimi i plotë:
Pas 1 viti e 28 ditësh pranuam aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gjykata pas shkeljes së afateve ligjore, konstatoi se ka shkelje procedurale të miratimit të projektligjit përkatës në Kuvend, andaj serish duhet t’i kthehet Kuvendit për miratim.
Është joligjore, joprofesionale dhe joetike, që një ligj kaq me rëndësi për luftimin e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publik të mbahet në sirtarët e Gjykatës me shumë se një vit vetëm për çështje procedurale!
Vonesa të tilla, cenojnë kompetencat eksluzive kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit në miratimin e ligjeve.
Përfundimisht mund të themi se pavarësisht pengesave nga akterë me qëllime të caktuara, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të fillojë këtë vit!

