Policia e Kosovës, është deklaruar për situatën në veri të vendit pas vërshimeve që ndodhën si pasojë e reshjeve të shiut. Nga Policia është theksuar se gjendja e sigurisë dhe rendit publik në veri, është nën monitorim të vazhdueshëm.
Nga policia po ashtu theksohet edhe se, ata kanë qenë në koordinim të plotë me institucionet e tjera relevante, si Njësinë e Zjarrfikësve dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
‘’ Vërshime janë evidentuar në qytetin e Zveçanit dhe në Mitrovicë Veri. Ndërkaq, më datë 08.01.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në fshatin Beluçe te Leposaviqit, si pasojë e vërshimeve, një urë ka pësuar dëmtime, ku njëra këmbë e urës është dëmtuar. Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar zyrtarët komunal të Leposaviqit si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se, për shkak të rrezikut për sigurinë, ura duhet të mbyllet. Si rezultat, ura është mbyllur përkohësisht deri në një vendim të radhës’’, thuhet mes tjerash nga policia, përcjell

