Spalletti bind drejtuesit, pas zgjidhjes së kontratës me Tudor, gati rinovimi me teknikun akutal

by Nexhat

Juventusi po ndërton të ardhmen dhe zgjedh vazhdimësinë. Pas zgjidhjes së kontratës zyrtarisht me Igor Tudor, klubi bardhezi ka lehtësuar bilancin dhe ka krijuar kushtet për një projekt afatgjatë, me Luciano Spallettin në qendër.

Në muajt e tij të parë në Torino, ish-përzgjedhësi i Kombëtares italiane ka bindur të gjithë drejtuesit, si për mënyrën e lojës ashtu edhe për rezultatet. Rikthimi në zonën Champions është tashmë një objektiv konkret dhe shoqëria ka vendosur t’i besojë Spallettit ndërtimin e skuadrës dhe planifikimin e strategjive të ardhshme.

banner

Për këtë arsye, në qendrën stërvitore të Continassës janë përshpejtuar negociatat për rinovimin e kontratës. Marrëveshja aktuale skadon në qershor të vitit 2026, por në tryezë është një propozim për zgjatje deri në vitin 2028, sinjal i qartë i besimit dhe i dëshirës për stabilitet teknik.

Juventusi synon kështu të hapë një cikël të ri, duke u fokusuar në projekt, vazhdimësi dhe ambicie afatgjata

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy