Sulmet izraelite në Gaza/ Të paktën 13 viktima, mes tyre edhe 4 fëmijë. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

by Nexhat

Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Situata vijon të mbetet shqetësuese, me përshkallëzimin e sulmeve në vend.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mes viktimave raportohet edhe për katër fëmijë. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump, pritet që të njoftojë krijimin e Këshillit të Paqes në Gaza.

banner

Ushtria Izraelite më herët ka sulmuar infrastrukturën dhe grupin terrorist të Hamasit në Rripin Jugor dhe Verior të Gazës. Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit mbetet në fazat e tij të hershme.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit , i cili hyri në fuqi më 10 tetor.  Sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza kanë vrarë më shumë se 400 palestinezë , sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy