Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka folur për mundësinë që të ketë sërish zgjedhje në prill.
“Kandidimi i Vjosa Osmanit na çon në zgjedhjeve. Një prej argumenteve pse zotëri Kurti i ka marrë votë LDK-së ka qenë se e ka bind popullin se LDK-ja ka qenë ajo që e ka bllokuar formimin e institucioneve, dhe tash e përdor të njëjtin trik. E pse me e ndërru formacionin fitues? Formacioni fitues është ky: unë po propozoj, këta nuk po votojnë. Nuk po merret me çka po propozon, sepse presidenti i kësaj republike duhet me qenë dikush konsensual, që përfgaqëson krejt popullin, edhe ata 42-43 deputetë shqiptarë tjerë”, tha Sejdiu.
Sipas tij, “Kurti përfaqëson një tregim që shpesh nuk është në përputhje me realitetin, por ngapak është ‘hajt Zot bone andërr’”.
“’Më parë jetojmë me idenë që ata e kanë bërë keq, dhe hajt pra tash për inat të tyre’. ‘Më parë jetojmë me idenë se çfarë kishin bërë ata, e ky bile atë s’po e bën’. Por në fakt, koha po ecën. Kanë kaluar 7 vjet, dhe nuk ka kryeministër që ka qeverisur më shumë se Kurti. Është subjekti me më së shumti deputetë me më së shumti kohë”, deklaroi opinionisti Dardan Sejdiu.

