Bajrami: Diplomatët e huaj janë të befasuar se si presidenti Thaçi mbahet arbitrarisht në burg

by informim peje

Akademik Arsim Bajrami ka folur lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash e pesë vjet në Hagë.

Ai, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare, të cilët, sipas tij, janë të befasuar me kohëzgjatjen e paraburgimit të Thaçit.

banner

“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me z. Hill, me… James Rubin, por edhe me gjeneralin Clark, sepse me të kemi pasur kontakte të vazhdueshme në Rambujejë. Në fakt, ata të gjithë kanë qenë të befasuar se si mund të mbahet presidenti i një shteti për pesë vite në mënyrë arbitrare në një paraburgim. Ju i keni parë edhe deklaratat e këshilltarëve të presidentit Trump, të cilët madje e quajnë z. Thaçi edhe peng”, i quajnë të katërtit peng”, ka deklaruar Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy