Hyrja e Lim Hotit ndez rrjetin: momentet e kaluar me Albën dhe Bian rikthehen në vëmendje

by jonzefaj

Limi Hoti është një nga banorët që ka nisur sot aventurën e tij të re në Big Brother VIP Kosova, duke sjellë që në hyrje interes dhe diskutime të shumta në publik.

Regjisori njihet edhe për lidhjet e tij të mëparshme, pasi ka qenë ish-i dashuri i dy banoreve aktuale të shtëpisë, Albës dhe Bias. Me të dyja, Limi ka ndarë momente të afërta dhe intime në periudha të ndryshme të jetës së tij.

banner

Me hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, në rrjetet sociale janë rikthyer në vëmendje pamje dhe momente nga aventura e tij e mëparshme me Albën gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”.

Dyshja aso kohe kishin qenë në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tyre, përfshirë çaste të kaluara së bashku në vaskë dhe në shtrat.

Ndërkohë, me Bian, Limi kishte ndarë më herët momente intime në InstaStory, të cilat gjithashtu po rikujtohen nga ndjekësit pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Kosova.

Hyrja e Lim Hotit pritet të sjellë dinamika të forta emocionale dhe përballje interesante, veçanërisht për shkak të historive të së kaluarës me dy nga banoret aktuale, duke e bërë rrugëtimin e tij një nga më të komentuarit që në ditët e para të spektaklit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy