Irani paralajmëron: Protestuesit mund të dënohen me vdekje si “armiq të Zotit”

by informim peje

Të gjithë protestuesit në Iran mund të përballen me akuza si “armiq të Zotit” (mohareb) dhe dënime deri në vdekje, ka njoftuar prokurori i përgjithshëm Mohammad Movahedi Azad, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore.

Sipas tij, kjo do të zbatohet për “shqetësuesit dhe terroristët” që shkaktuan dëme në pronë, kërcënuan sigurinë, si dhe për ata që i ndihmuan ata. Prokurori theksoi se gjykatat duhet të përgatisin vendimet shpejt, pa treguar “butësi, dhembshuri apo lehtësim”.

banner

Prokurori i Teheranit, Ali Salehi, po ashtu konfirmoi se protestuesit mund të përballen me akuza për mohareb.

Protestat në Iran, të nxitura nga kushtet e këqija ekonomike dhe zhvlerësimi i monedhës, kanë përfshirë 180 qytete në 31 provinca, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut. Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raporton se demonstrata janë zhvilluar në pothuajse të gjitha qytetet kryesore, përfshirë Teheranin, Mashhadin dhe Isfahanin.

Ekspertët e konsiderojnë këtë valë protestash si më të mëdhenjat që nga lëvizja “Gratë, Jeta, Liria” e vitit 2022 dhe ndoshta edhe më të mëdhatë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy