Kendall Jenner ka vendosur t’u japë fund spekulimeve të vjetra që e kanë ndjekur prej vitesh në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo përshkruhet si një “lesbike e fshehtë”.
Modelja 30-vjeçare foli hapur për këtë temë gjatë episodit të fundit të podcast-it “In Your Dreams”, të publikuar të premten, më 9 janar.
Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lesbike, -tha Jenner, duke shtuar se ajo që e shqetëson më shumë nuk është thashethemi në vetvete, por mënyra agresive dhe shpesh fyese me të cilën trajtohet.
Nuk është aspak me frymë mikpritëse, si ‘nëse je, mirëseerdhe’, por është shumë e egër dhe sulmuese
Kendall sqaroi se nuk e identifikon veten si lesbike, por theksoi se nuk do ta kishte problem të ishte e hapur për këtë, nëse do të ishte e vërtetë.
Dalja hapur nuk është e lehtë për shumë njerëz dhe e kuptoj këtë. Por duke njohur veten, në këtë fazë të jetës sime, do ta kisha bërë nëse do të ishte rasti
Modelja hodhi poshtë edhe pretendimet se një orientim i tillë do të ishte “i keq për biznesin” apo karrierën e saj.
Kam parë gjëra të çmendura që thonë se kjo do të ishte e dëmshme për imazhin tim dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse
Ajo theksoi se aktualisht nuk është lesbike dhe nuk ka plane të tilla, por nuk e përjashton mundësinë e eksperiencave të reja në jetën personale. Megjithatë, Kendall mbetet e vendosur për një gjë: privatësia.
E njohur për faktin se e mban jetën sentimentale larg vëmendjes mediatike, Jenner ka qenë e lidhur më parë me emra të njohur si Harry Styles, Devin Booker dhe së fundmi Bad Bunny.
Sipas saj, marrëdhëniet janë “të shenjta dhe të veçanta” dhe nuk duhet të kthehen në spektakël publik.
Me këtë deklaratë, Kendall Jenner jo vetëm që sqaroi një nga thashethemet më të përfolura rreth saj, por hapi edhe një diskutim më të gjerë mbi presionin, etiketimeve dhe kufijtë e privatësisë në epokën e rrjeteve sociale.

