Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, priti Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph

by informim peje

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, duke reflektuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet institucioneve dhe popujve tanë, thuhet në një njoftim të Komunës së Pejës.

Në këtë takim, Ambasadori Rudolph e uroi Kryetarin Muhaxheri për mandatin e tij të ri, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e angazhimeve për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Pejës. Nga ana e tij, Kryetari Muhaxheri e uroi Ambasadorin Rudolph për marrjen e detyrës që nga tetori i vitit 2025, duke i dëshiruar shumë suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë.

banner

Gjatë bisedës u ritheksua gatishmëria e ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky takim tregon përkushtimin e dy palëve për të avancuar marrëdhëniet bilaterale dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në shërbim të komunitetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy