Lladrovci: “Ura e Senikëve” nuk është e sigurt, përdorni rrugë alternative

by informim peje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të respektojnë udhëzimet për ndalim qarkullimi në disa rrugë pas situatës së fundit që u shkaktua si pasojë e vërshimeve.

Ai iu ka kërkuar qytetarëve që të mos kalojnë kah “Ura e Senikëve” në drejtimin që lidh fshatrat Korroticë e Poshtme dhe Shtrubullovën për shkak të gërryerjes së bazës së saj nga ujërat dhe dëmtimit të rrugës që lidh këtë aks rrugor.

banner

“Ura e Senikëve” nuk është e sigurt dhe paraqet rrezik. Ju lutemi të shfrytëzoni rrugën në drejtim të fshatit Llapushnik – Krajkovë – Damanek – Baicë -Çikatovë e Re. Personat që nuk respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet do ta bartin vetë përgjegjësinë. Policia e ka te pamundur te jete e pranishme në secilën pike”, tha I pari I drenasit në një një njoftim në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy