Inteligjenca Artificiale po revolucionarizon futbollin, me krijimin e avatarëve digitalë që do të ndihmojnë arbitrat në vendimmarrje. Kjo risi teknologjike pritet të debutojë në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, si pjesë e partneritetit mes FIFA-s dhe kompanisë Lenovo.
Avatarët 3D, të bazuar në Inteligjencën Artificiale, do të përdoren kryesisht për analizimin e pozicionit jashtë loje, duke ofruar pamje më të qarta, vendime më të shpejta dhe transparencë më të madhe për tifozët. Teknologjia e re do të integrohet edhe në transmetimet televizive, duke sjellë një përvojë vizive më të avancuar.
Sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Botërori 2026 synon të jetë eventi më i madh sportiv i të gjitha kohërave, ku Inteligjenca Artificiale do të luajë një rol kyç në mbështetjen e arbitrave, skuadrave dhe në përmirësimin e eksperiencës së tifozëve në mbarë botën.

