Policia: Rruga nacionale Ferizaj–Prishtinë mbyllet përkohësisht për qarkullim të automjeteve, shkak sasia e ujit

by informim peje

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë.

Kjo u bë e ditur nga Policia përmes një njoftimi për media.

banner

Bëhet fjalë për segmentin nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt.

Vendimi u mor në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Tutje në njoftim thuhet, se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik.”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy