Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Malishevë, Mirusha përmbyt disa akse rrugore

by engel

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën hidrologjike në Komunën e Malishevës, duke shkaktuar dalje të lumit Mirusha nga shtrati në disa zona. Si pasojë, qarkullimi rrugor në disa segmente është vështirësuar, megjithëse autoritetet lokale thonë se gjendja mbetet nën kontroll.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, prurjet e mëdha të ujërave kanë përmbytur pjesë të rrugëve kryesore dhe dytësore, duke i bërë ato të pakalueshme ose të kalueshme me vështirësi. Ndër rrugët më të prekura janë ajo “Hamdi Berisha” në Malishevë, tranziti pranë lagjes Hoti, rruga Malishevë–Banjë, Mirushë–Gurbardh, Lubizhdë–Turjakë, si dhe disa ura në Lubizhdë dhe në një lagje të fshatit Damanek. Probleme janë raportuar edhe në rrugën për në fshatin Panorc, ku uji ka mbuluar dy segmente.

banner

Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike po realizohet me reduktime në disa zona, ndërsa furnizimi me ujë mbetet i qëndrueshëm. Megjithatë, autoritetet bëjnë të ditur se uji aktualisht nuk është i përshtatshëm për përdorim për shkak të ndotjes së shkaktuar nga vërshimet e ditëve të fundit.

Komuna njofton se ekipet emergjente dhe shërbimet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për tejkalimin e vështirësive dhe normalizimin e situatës.

Qytetarët janë këshilluar të shmangin rrugët e prekura, të përdorin itinerare alternative dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, me qëllim garantimin e sigurisë në qarkullim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy