Spiuni i dyshuar Fatmir Sheholli mbetet në paraburgim – Gjykata ia vazhdon masën edhe për dy muaj

by engel

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi. Vendimi është marrë pas pranimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit është i nevojshëm për mbarëvajtjen e procedurës penale.

banner

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtari i procedurës paraprake, më 09.01.2026, përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj,” ka deklaruar Gashi.

Sipas autoriteteve të drejtësisë, masa e paraburgimit po vazhdohet për të shmangur rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë apo pengimit të hetimeve. Ndërkohë, hetimet ndaj Fatmir Shehollit po vazhdojnë, ndërsa institucionet kanë theksuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy