Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

by Nexhat

Rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim.

Sipas Policisë së Kosovës, i mbyllur për qarkullim mbetet aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, konkretisht segmenti te fshati Sojevë, për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.

banner

Automjetet që qarkullojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj – Mirosalë – Gjilan dhe anasjelltas.

Ndërkaq, rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, por qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë së madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se qytetarët duhet të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy