Policia e Kosovës ka konfiskuar armë zjarri dhe mjete të ftohta në dy raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit, në Obiliq dhe Prizren.
Në fshatin Mazgit të Obiliqit, gjatë një kontrolli në veturë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 54 fishekë. I dyshuari mashkull është arrestuar, ndërsa pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë në Prizren, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi kishin hyrë në një lokal dhe kishin sulmuar viktimën.
Sipas dëshmitarëve, të dyshuarit kishin me vete armë zjarri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta lodra dhe dy thika. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër është ende në arrati.
Policia ka bërë të ditur se rastet e posedimit të paautorizuar të armëve mbeten në trajtim dhe po hetohen nga njësitet kompetente

